Reklamuesit

Kanalet

Qasja ndaj shumë kanaleve e rritë efikasitetin e reklamimit.

Qasja ndaj shumë kanaleve mundëson reklamuesit që të shfrytëzojnë sinergjinë që ofrohet nga përdorimi i kanaleve të shumëfishta. Për më shumë duke menagjuar Display, Video, Social dhe Search prej një pike të vetme e thjeshtëson ekzekutimin dhe e përmirëson përshtatjen.

Reklamimi ne kanale të ndryshme e përcjellë konsumatorin përkatës në rrugën e tyre blerëse:

  • krijon vetëdijesim rreth brand-it ose produktit nëpërmjet shtrirjes së madhe në webfaqe relevante dhe reklamave me ndikim të madh dhe tërheqëse të krijuara në format të tillë si video dhe reklama angazhuese,
  • stimulon konsideratën dhe sjelljen blerëse me display dhe social; dhend
  • siguron prezencë në fazën e vendimit për blerje me reklamimin performance, Search Engine Marketing dhe Re-targeting.

Zgjedh në mesin e kanaleve

Rrjeti Display

Reklamat e targetuara në Display janë themelore për brendim.

Rrjeti i reklamave display përfshinë pajisjet mobile dhe desktop dhe ofron inventar të kontrollueshëm dhe të qasshëm në premiume dhe vertikale si dhe në aplikacione mobile.

Rrjeti display përbëhet nga 1000 premium vendore dhe faqe premium dytësore rreth rrjetit të Httpool në Europen Qendrore dhe Lindore si dhe në Azi.

Për më tepër përfshinë  publikuesit më të mëdhenj global si BBC, AOL, Huffington Post deri te vertikalet në TechCrunch, Trip Advisor dhe Lonely Planet.

KO_Rrjeti Display

Galeri

Rrjeti video

Ndani tregimin tuaj me rrjetin Video!

Deri në vitin 2017 përdoruesit e internetit do të gjenerojnë 3 trilion minuta të përmbajtjes video për muaj, përderisa sot 74% e përdoruesve të internetit shikojnë rregullisht përmbajtje video. Kjo ju ofron reklamuesve mundësi të mëdha posaçërisht pasi që reklamimi nëpërmjet videove online ofron targetim më të mirë dhe ndikim më të madh se sa reklamat në TV.

Httpool rrjeti Video ofron InBanner-a dhe InStream formate të reklamimit video në pajisje mobile dhe desktop. Ofron hapësirë të qasshme dhe të kontrollueshme duke përfshirë publikues premium dhe mesatar si dhe aplikacione mobile.

  • InBanner: ndikon në vendimmarrje për blerje përbrenda vendosjes standarde të reklamave.
  • InArticle: mbështet objektivat e kompanis me video baner qe  shfaqet në artikuj.
  • InStream: përkrahë objektivat e brendimit  me një format që është e vështirë të mos shihet dhe siguron një dukshmëri të zgjatur të brandit (paraqitet para-, në mes dhe pas përmbajtjes video).
KO_Rrjeti Video

Galeri

Kanalet angazhuese

A mund të imagjinoni mundësi të pafund angazhimi brenda një reklame?

Angazhimi me një audiencë të targetuar ka një ndikim kuptimplotë për brand-in megjithatë angazhimi i përdoruesve është duke u bërë çdoherë e më sfidues.

Duke reklamuar në Rrjetin Angazhues bëni një zgjidhje të përkryer për ndikim në përdorues që nuk klikojnë. Angazhimi në banerët reklamues mund të arrihet me kuiz, video galeri, lojë shpërblyese ose ndonjë veprim tjetër me vlerë.

Formati i reklamave Angazhuese është i përshtatur për desktop dhe mobile dhe shpërndahet në faqe lokale premium dhe premium sekondare  dhe webfaqe globale si dhe aplikacione mobile.

Galeri

Zgjidhje shumëkanalëshe Performance

Arrini realizim maksimal brenda buxhetit reklamues

Kanalet si Display, Video dhe Social luajnë një rol thelbësor në ndërtimin e vetëdijes  dhe ngritjen e qëllimit blerës, megjithatë kontributi i tyre në konvertimin përfundimtar shpesh nënvlerësohet.

Duke reklamuar përgjatë tërë kanalit blerës nga krijimi i vetëdijes për brendin deri te krijimi i kontakteve shitëse, Zgjidhja Performance shumekanalëshe ofron jo vetëm rezultate më të mira por një kuptim më të mirë të performancës së një kanali individual dhe sinergjisë në mes të kanaleve të shumëfishta.

Httpool ngrit në mënyrë të dukshme efiqencën e kampanjave performance duke aplikuar një qasje shumë kanalëshe, teknologji të fjalës së fundit dhe krijimin e një përvoje të vazhdueshme.

Zgjidhja për Media Sociale

Shfrytëzoni potencialin e plotë të reklamimit në media sociale!

Mediat sociale kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme mënyrën se si brendet komunikojnë me konsumatorët e tyre dhe kanë ofruar mjedis për një komunikim më pak formal. Mediat sociale ofrojnë një mundësi për reklamim me targetim të duke u bazuar në të dhëna të përdoruesve. Për të shfrytëzuar këto përparësi reklamat duhet të planifikohen sipas segmentimit të audiencës dhe të përshtatet në mënyrë të vazhdueshme.

Menaxhimi i kampanjave në mënyrë klasike është shumë sfidues pasi që ka shumë dimenzione kritike që të përshtaten në kohë reale

Zgjidhjet Sociale nga Httpool përfitojnë nga teknologji të licencuara dhe të patentuara, duke mundësuar ndërlidhje të lartë të reklamave, targetim të segmentuar dhe ofertim automatik dhe përshtatje, duke ofruar kuptim më të mirë të nevojave dhe preferencave të konsumatorëve në analiza të pas kampanjës. Është një zgjidhje e plotë për reklamim në media sociale e përshtatur për objektivat e reklamuesit.

Galeri